FIFA vendos rregulla të reja për pozicionin jashtë loje
FIFA modifikon disa detaje të rregullit të pozicionit jashtë loje, që do të hyjnë në fuqi menjëherë. Institucioni më i lartë synon të rrisë fleksibilitetin, duke hequr disa pengesa në rastet e pozicioneve jashtë loje, duke ndezur dritën jeshile për disa gola, që deri më sot konsideroheshin të parregullt. Devijimet dhe interferencat në aksionet sulmuese preken gjerësisht në këto ndryshime, që gjithsesi nuk e prekin thelbin e rregullit bazë të pozicionit jashtë loje.
Rasti i parë lidhet me prekjen e vullnetshme ose jo të topit nga mbrojtësi dhe në varësi të situatave vendimet do të ndryshojnë. Kështu, nëse mbrojtësi e devijon në mënyrë vullnetare topin, pozicioni i sulmuesit që përfiton do të konsiderohet i rregullt, në të kundërt aksioni do të cilësohet pozicion jashtë loje nga arbitri anësor. Devijim jo i vullnetshëm do të konsiderohen edhe ato raste kur topi prek në shtyllë ose traversë.
Më substancial është modifikimi që bëhet në rastet e interferencave në lojë, pasi sipas rregullit të vjetër, sulmuesi që interferonte në mënyrë pasive, por edhe aktive te portieri, konsiderohej në pozicion jashtë loje. Në këtë pikë, rregullat e lojës ndryshojnë dukshëm, sepse vetëm sulmuesi që merr pjesë në mënyrë aktive në aksion mund të konsiderohet në pozicion jashtë loje, ndërsa në rastet kur lojtari kundërshtar është pasiv në aksion, atëherë pozicioni do të konsiderohet i rregullt edhe pse ai mund të kufizojë fushëpamjen e portierit.
(d.b/BalkanWeb)