Barcelona, Eto‘o çelësi për Benzema
Një nga objektivat e merkatos për skuadrat më të mëdha të Evropës është sigurisht Karim Benzema i Lionit. Barcelona e ka në vendin e parë në listën e lojtarëve për t‘u blerë. Klubi blaugran mund të nisë tratativat për të marrë francezin, por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Samuel Eto‘o. Në fakt Guardiola nuk i dorëzohet mundësisë së bashkëjetesës së të dyve dhe për klubin sakrifica ekonomike do të ishte e ekzagjeruar. Për këtë arsye, sikurse thotë ‘Marca‘, sulmi për sulmuesin e Lionit do të varet nga rinovimi i kamerunezit.