Barcelona Neymarit: Kujdes me frizurën!!

Skuadra e Barcelonës i ka diskutuar të gjitha detajet me Neymar. Madje para se të arrihej marrëveshja, Barcelona e ka këshilluar Neymarin që si lojtar i kësaj skuadre, të jetë më i matur më frizurën e tij.
Në bisedimet dypalëshe, Barcelona ka kërkuar që lojtari të ketë më shumë kujdes në "eksperimentet" në flokë, ngjyrosjen e tyre dhe frizurat e shpeshta.
Neymar thuhet se është pajtuar me këto kushte duke premtuar se nuk do e teproj me frizurat që mund të bien në sy te publiku./indeksonline/