E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali të dorëzohet për Ancelottin

Real Madridi si duket duhet të dorëzohet për të bindur Carlo Ancelottin. Sipas mediave franceze, sheiku Al Khelaifi ka vendosur përfundimisht për të vazhduar me trajnerin italian edhe në edicionin tjetër.

Ky vendim i prerë vije pas dënimit të fundit të drejtorit sportiv, Leonardo me 9 muaj suspendim. Dënimi i Leonardos dhe largimi i Ancelotti sipas Khealifit do të ishin një krizë e rëndë për PSG-në kështu që skuadra duhet të vazhdoj me trajnerin e njëjtë.

Real Madridi me shumë gjasa tani do të tentoj angazhimin e trajnerit gjerman, Juup Heynckes./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›