E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger i sfidon Manchesterat, për Fabregasin

Blerja e Cesc Fabregas po bëhet çdo ditë garë më e madhe. Pas interesimit të hapur të Manchester United dhe City, tani Arsene Wenger është futur në garë për ta rikthyer atë te Arsenalit.

Arsenali është skuadra e parë që duhet të pyetet nga Barcelona në rast të shitjes së Fabregasit. Në kontratën e tij është paraparë që pasi të vendosë skuadra për ta shitur, Arsenali është skuadra e parë që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për një çmim më të lirë.

Duke e ditur këtë situatë, Wenger është i gatshëm që të rikthej yllin spanjoll në Premierligë./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›