E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona: “Ronaldinjo nuk shitet”

Celsi është shumë afër blerjes më të bujshme të sezonit, që mund të jetë edhe transferta më e madhe në historinë e futbollit. Miliarderi rus Roman Abramovic është i bindur se do ta mbyllë megatransfertën e Ronaldinjos brenda 31 gushtit (ora 24:00) që është dhe afati i fundit. Shuma që "Blutë" do të paguajnë për të marrë Ronaldinjon nga Barcelona është 74 milion euro, ndërsa ylli brazilian do të përfitojë në Londër një pagesë javore prej 221.000 euro. Drejtori i Përgjithshëm i Celsit, Piter Kenion, do të jetë të enjten në Monako me rastin e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve dhe cështja e parë në agjendën e tij është biseda me presidentin e Barcelonës, Laporta. Kontrata e Ronaldinjos me katalanasit përfundon në vitin 2010 ndërkohë që braziliani gjatë kësaj jave braziliani morri edhe nënshtetësinë spanjolle. Nga ana tjetër Ronaldinjo ndihet i pakënaqur në Spanjë, pasi 43 për qind e të ardhurave të tij të përgjithshme të tanishme (23 milionë euro) duhet t'i derdhë në tatimet spanjolle. Abramovici bisedoi fundjavën e kaluar me vëllain dhe këshilltarin e yllit brazilian, Roberto Asis De Moreirën, për ta bindur për transferimin e Ronaldindos. Miliarderi rus e priti mikun e tij në aeroplanin e tij privat dhe më pas në hotelin e lukzos "Lanesborough" në Mayfair. Të dielën e kaluar u zhvillu një tjetër takim në shtëpinë gjigande të Abramovicit në Knightsbridge. Pas bisedimeve Moreira fluturoi sërish në Spanjë për t'i treguar vëllait të tij më të ri të gjitha hollësitë e takimeve me Abramovicin dhe ofertën e jashtëzakonshme të britanikëve. Ndërkohë nga Spanja ka ardhur edhe përgjigja negative nga klubi i Barcelonës. Drejtori sportiv Tziki Bergurishtajn deklaroi për tabloidin "Sun": "Nuk kemi asnjë qëllim që ta shesim. Ronaldinjo është lojtari ynë dhe jam i bindur 100 për qind se do të qëndrojë. Në këtë kuptim pozicioni i klubit është i qartë. Është normale që klubet më të mëdha të botës ta ndjekin Ronaldinjon, por ai është në akoma në kontratë me ne".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›