E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela “live” ne Radio Energi

Fantazisti shqiptar Ervin Skela do të jetë i ftuari "Vip" në studion e "Energie-show". Lojtari do të flasë menjëherë pas ndeshjes në shtëpi kundër Nurnbergut duke nisur nga ora 18:00 në Radio e Kotbusit. Fansat e Enrgie do të bisedojnë me golashënuesin shqiptar, për startin e vështirë të ekipit dhe rolin e tij në skuadër. Skela do të bisedojë me tifozët edhe përmes internetit në "live-chat" për rreth një orë, ndërkohë që gjithcka do të pasqyrohet në faqen zyrtare të klubit.
Lajmet e fundit nga skuadra gjermane e Bundesligës, bëjnë të ditura se trajneri i Energi Kotbusit ku aktivizohet edhe Ervin Skela, Patrik Sander, është në presion të madh nga klubi për dorëheqje pas humbjes 3-0 me Borusian e Dortmundit. Sander njihet si mbështetës i fantazistit shqiptar i cili ka shënuar një gol këtë sezon në javën e dytë të Bundesligës.
Lala – Mesfushori shqiptar Altin Lala, edhe pse luajti vetëm 44 minuta në takimin Bajern-Hanover 96 (3-0) pasi doli me karton të kuq u votua si lojtari i tretë më i mirë i Hanoverit në atë takim. "Lojtari i ndeshjes" u përzgjodh portieri Robert Enke dhe në vend të dytë Hano Balitc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›