Ze Roberto: “Riberi, Garinça i ri”

Mesfushori sulmues Frenk Riberi ka një tifoz special. Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Ze Roberto është adhurues i hapur i francezit, blerjes së bujshme të rekordmenëve gjermanë. Braziliani mendon se Riberi është identik në lëvizjet e tij të shpejta si Manoel Francisco dos Santos, i njohur shkurt në botën e futbollit me emrin Garinca. Ylli i brazilian i viteve ‘50-‘60 të shekullit të kaluar luajti për Botafogo Rion (581 ndeshje/232 gola) dhe Kombëtaren Braziliane (57 ndeshje me përfaqësuesen/15 gola). Garinca u shpall kampion bote me "Selecaon" në vitet 1958 dhe 1962. Edhe Riberi luan shumë shpejt dhe i befason kundërshtarët duke shfaqur potencën e tij në tri ndeshjet e para madhështore të Bajernit në sezonin e ri të Bundesligës. Frenk Riberi ose "francezi magjepsës", sic po thërritet ai nga fansat e Bajernit, në ndeshjen e fituar 3-0 me Hanoverit pati 97 kontakte me topin dhe 96 për qind e pasave të tij ishte të dobishëm për shokët e tij të ekipit. Ze Roberto, edhe vetë një magjistar në përdorimin e topit, komplimenton kolegun: "Arti i tij, mënyra e tij e të luajturit futboll, pasioni i tij, temperamenti në fushë, para së gjithash më kujton në fakt të madhin Garrinca". Të njëjtin mendim për Riberinë ka dhe holandezi Mark Van Bomel: "Frenk është i pallogaritshëm. Prej tij mund të presësh gjëra të pabesueshme". Edhe mesfushori holandez e krahason lojën e Riberisë me Sambën. "Unë e kam përjetuar këtë mënyrë të luajturi të Barcelona, me Ronaldinjon. Frenkut i mungon në krahasim me Ronaldinjon vetëm titulli kampion. Por ne duam t'ia sjellim atij". Është e natyrshme që gjithashtu dhe Vili Sanjol të jetë i lumtur për bashkëkombasin e tij. "Cfarë unë dalloj më shumë te ai: ai nuk është aspak egoist, e vendos të gjithë kualitetin e tij në shërbim të skuadrës. Ai ndihet më të vërtetë i lumtur këtu dhe këtë e transmeton me lojën e tij".