E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vdesësh dhe të vritesh për futbollin

Mbrojtësi i Seviljes në kampionatin spanjoll, Antonio Puerta, vazhdon të jetë në gjendje kritike pas infarktit të zëmrës të pësuar gjatë fitores 4-1 të ekipit të tij me Getafen në ditën e parë të sezonit të Temporadës. Ndërkombëtari spanjoll 22-vjecar jeton falë një frymëmarrje artificiale të furnizuar nga një aparat special në spitalin "Virgen del Roko" të Seviljes. "Situata e pacientit pas 36 orëve humbje të vetëdijes vazhdon të jetë kritike si rezultat i parregullsive seriozë të shkaktuara pas një ataku kardiak. "E vetmja gjë pozitive është fakti se gjendja e tij nuk është përkeqësuar". - pohuan mjekët e spitalit. Infarkti që Puerta pësoi është shoqëruar me dëmtim të trurit. Puerta pësoi dy goditje të zëmrës një në fushë dhe një të dytë në dhomat e zhveshjes.
Duke iu referuar Shoqatës Spanjolle të Kardiologjisë 74-94% e raste të vdekjeve të sportistëve kanë ndodhur për shkak të parregullsive kardiovaskulare, ndërkohë që mosha e atletëve të cilëve u kanë ndodhur vdekje të tilla kanë qenë sportistë nën moshën 30 vjec, të cilët kanë pasur defekte të lindura në arteriet e tyre koronare. Ndërkohë që të gjithë i urojnë Puertes shërim të shpejtë, është rasti t'i hedhim një sy se cfarë ka ngjarë në botën e futbollit.
Mark-Vivien Foe - Futbollistët që vdesin në fushë nuk janë të paktë, madje pamjet janë të tmerrshme për këdo që ka parë vdekjen në fushë të kamerunasit 28-vjecar, Mark-Vivien Foe, i cili vdiq pas një ataku në zemër gjatë gjysëmfinales së Kupës së Konfederatave gjatë ndeshjes Kamerun-Kolumbi të zhvilluar, më 26 janar të vitit 2003, në Lion të Francës. Imazhi i fundit i mesfushorit në stadiumin "Gerland"të Olimikut të Lionit, në minutën e 72-të takimit pas infarktit ka mbetur gjatë në kujtesën e te gjithëve. Foe, ish-lojtar i Uest Hamit, Lensit, Olimpikut të Lionit dhe Mancester Sitit (fanella e fundit e tij) vdiq vetëm 45 minuta më vonë në qendrën mjekësore të stadiumit me gjithë përpjekjet e gjithanshme të stafit mjekësor. Testet toksilogjikale të kryera në trupin e tij nuk treguan gjurmë drogë në sistemin e tij. Vdekja e Foes shaktoi një shok të madh në botën e futbollist dhe në median sportive. Për nder të Foe të gjithë lojtarët e Kamerunit dolën në fushë për të kryer nxehmjen me bluzën me numrin 17, që i përkiste shokut të tyre të vdekur dhe që kishte marrë pjesë gjatë karrierës së tij në dy kampionate botërore. Tieri Henri golin e tij të fitores së Francës në finalen e Kupës së Konfederatave ia kushtoi kamerunasit, ndërsa Kevin Kigan, trajneri i Mancester Sitit lajmëroi se klubi do të hiqte për një kohë të gjatë nga përdorimin fanellën me numër 23, që Foe e kishte mbajtur me klubin anglez. Në stadiumin e Mancester Sitit është ndërtuat një memorial i vogël kushtuar futbollistit, ndërkohë klubi i tij i parë Rasing Klub de Lens i dha emrin Mark Vivien Foe një prej rrugëve që të con te stadiumi "Feliks Bolaert".
Miklosh Feher - Gjashtë muaj më pas, më 25 janar të vitit 2004, ndodhi vdekja e futbollistit të Kombëtares hungareze dhe të ekipit të Benfikës, Miklosh Feher, i cili vdiq pas një kolapsi nga një goditje kardiake në zemër në fund të ndeshjes me Viktoria Guimaraes të fituar nga ekipi i hungarezit 1-0. Sulmuesi i Benfikës Feher ishte vetëm 23-vjec. Feher ishte një nga lojtarët më premtues të Hungarisë dhe në 18 ndeshje kishte shënuar 6 gola. Feher e pësoi atakun kardiak gjatë minutave shtesë dhe vetëm pak sekonda pasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari i takimit. Edhe pse i trajtua në fushë nga personeli mjekësor dhe u transportua në spitalin më të afërt nuk mundi të jetonte. Gjatë momenteve të ndihmës së parë në fushë, që zgjati rreth 15 minuta, shumë nga lojtarët u panë me lotë në sy, përshirë edhe trajnerin e Benfikës, Hoze Antonio Kamaco. Për fatin e keq të "Mikit" lojtarit edhe ambulanca mbërriti me vonesë, për shkak të vështirësisë për të hyrë në stadium. "E gjithë Benfika dhe tifozët e saj qajnë lojtarin dhe shokun e tyre, Miklosh Feher", -deklaroi gjatë një konference të improvizuar shtypi të organizuar nga klubi. "Është e pamundur që një gjë e këtij lloji të ndodhë. E kuptova menjëherë që dicka nuk shkonte kur u rrëzua në mesin e fushës. Nuk mund të bëja gjë tjetër vecse të thërrisja mjekët", - pohoi atëherë arbitri i ndeshjes, Olegario Benkuerenca. Në kujtim të Mikloshit, Benfika tërhoqi përgjithmonë numrin 29 të cilën Feher e mbajti gjatë karrierës së tij futbollistike me Benfikën, për t'u mos u veshur kurrë nga një lojtar i Benfikës.
Mohamed Abdelvahab – Futbollisti egjiptian ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të Kombëtares egjiptiane kur fitoi Kupën e Afrikës në vitin 2006. Abdelvahab vdiq gjatë stërvitjes me ekipin e tij El Ahly, më 31 gusht 2006, në moshën 23-vjecare. Doktorët egjiptianë dolën në konklzionin se futbollisti kishte vdekur nga ataku kardiak. Doktori i klubit shtoi se vdekja e tij ishte e mënjëhershme pas infarktit.
Katalin Hildsan- Futbollisti i Dinamos së Bukureshtit i cili vdiq në moshën 24-vjecare gjatë një ndeshje miqsoreje midis Dinamos dhe Oltenitë, më 5 tetor të vitit 2000. Katalin pësoi një infarkt kardiak në minutën e 74-t të ndeshjes dhe ra në fushë, duke vdekur më pas. Një sektor i stadiumi të Dinamos mban emrin e tij.
Vrasjet - Vdekjeve natyrore në fushë u shtohen edhe ato të sportistëve të vrarë, që kanë të bëjnë ose jo direkt me futbollin. Futbollisti kolumbian Elson Evelio Besera Vaca u vra në moshën 27-vjecare. Vaka ishte lojtar i përfaqësueses kolumbiane morri pjesë në Kupën e Amerikës 2001 dhe në Kupën e Konfederatave 2003, aktivitet që mbeti i famshëm për vdekjen e kamerunasit Mark Vivien Foe. Kolumbiani ishte lojtar i klubit të pasur të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Xhazira. Besera u vra më 8 janar 2006 në një klub nate më katër plumba pistoleta në qytetin e tij të lindjes, Kartagjena, në departamentin e Bolivarit, së bashku me shokun e tij Aleksandër Rios, i cili në fakt ishte edhe objektivi reali i grupit të gangsterëve. Besera vdiq disa ditë më vonë, më 10 janar pas plagëve të shumta. Autoritete kolumbiane ofruan në këmbim të informacioneve 5 milion dollarë për të gjetur vrasësit të 27-vjecarit.
David Lang ishte një lojtar i njohur i futbollit amerikan duke u bëtë edhe kapiten i ekipit të Dallas Coëboys që fitoi Super Boël XXX. Lang u vra afër shtëpisë së tij në Ston Mountain të Xhorxhias. Brajan Sidnej Pata një mbrojtës amerikan me Miami Hurricanes u vra më 7 nëntor 2006 jashtë apartamentit të tij pasi kishte përfunduar më herët stërvitjen atë ditë. Vrasja e 22-vjecarit u servir si një vetëvrasje nga policia.
Vetëvrasjet - Sergi Lopez Segu është një nga futbollistët e njohur spanjollë, i aktivizuar me Barcelonën, Majorkën dhe Real Saragozën. Pas karrierës sportive ai u zhvendoz në Argjentinë ku dhe u martua e pati një fëmijë. Martesa dështoi plotësisht dhe e kombinuar edhe me përfundimin e karrierës së tij profesionale e cuan Seunë në depresion, e cila rezultoi më pas në një vetëvrasje, më 4 nëntor 2006, në moshën 39-vjecare. Në funeralin e tij ishin të pranishëm njerëz të njohur të botës së futbollit, përfshirë presidentin e Barcelonës Hohan Laporta, futbollistin Samuel Eto, ish-presidentin e Valencias, Pedro Kortes dhe të gjithë skuadrën e Monakos. Lester Morgan Suazo ishte një portieri nga Kosta Rika pjesëmarrës në Kupën e Botës 2002. Suazo në nëntor të vitit 2002 vrau veten.

Pergatiti: Dash Frassheri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›