Dukuria “zero” e Kategorisë Superiore

Zerot e fitoreve
I vetmi ekip që ende e ka të "bardhë" kolonën e fitoreve është Apolonia e rumunit Silviu Dumitresku, që në pesë takime ka mundur të marrë vetëm një barazim dhe katër humbje, ku në pesë ndeshje fierakët kanë koleksionuar 11 gola ( 4 gola të shënuar). Zerot e barazimeve Me "zero" në kolonën e barazimeve janë vetëm dy ekipe: Dinamo dhe Flamurtari. Blutë e Sejdinit, kanë në bilancin e tyre 2 fitore dhe 3 humbje, ndërsa kuqezinjtë e Flamurtarit, që tashmë do të drejtohen nga Eqerem Memushaj, dhe jo nga Agim Canaj, që i drejtoi në pesë javët e para kanë fituar një ndeshje dhe kanë humbur 4 të tjera. Zerot e humbjeve Tirana dhe Teuta janë dy ekipet e vetme të Kategorisë Superiore që nuk e kanë shijuar ende humbjen në pesë javët e parë të sezonit 2006-2007. Tirana, që kryeson e vetme me 11 pikë, ka arritur 3 fitore dhe 2 barazime, duke qenë njëkohesisht edhe ekipi që ka shënuar më shumë gola 14, ndërsa ka pësuar gjysëmn e tyre, 7. Teuta, në pesë ndeshje ka regjistuar 2 fitore dhe 3 barazime (golat 8:5). RENDITJA PAS JAVËS SË 5-TË 1 TiranA 5 3 2 0 11 14 - 7 2 Shkumbini 5 3 1 1 10 9 - 4 3 Partizani 5 3 1 1 10 8 - 5 4 Teuta 5 2 3 0 9 8 - 5 5 Vllaznia 5 2 2 1 8 6 - 5 6 Luftëtari 5 2 1 2 7 5 - 5 7 Elbasani 5 2 1 2 7 5 - 8 8 Dinamo 5 2 0 3 6 7 - 9 9 Besa 5 1 2 2 5 5 - 8 10 Kastrioti 5 1 2 2 5 6 - 11 11 Flamurtari 5 1 0 4 3 7 - 7 12 Apolonia 5 0 1 4 1 4 - 11