E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garë pas gare, pikë pas pike dueli Shumi-Alonso

Ferrari dominoi provat kualifikuese në Suzuka të Japonisë, në garën e parafundit të Kampionatit Botëror në Formula Një. Fituesi nuk është kryesuesi i renditjes për pilotë, Mikael Shumaker, por shoku i i tij i skuadrës, Felipe Masa. Në rreshtin e dytë, dolën dy Tojota japoneze: Ralf Shumaker dhe Jarno Truli. Kryesuesit e kampionatit për konstruktorë, makinat Renault të pilotuara nga Alonso dhe Fizikela, do të nisen nga vendi i pestë dhe i gjashtë. Vetëm 24orë më parë Fizikela në një pistë më te lagur fitoi provat e para të lira, ndërsa në provat e tjera ku pista ishte më e thatë, Shumaker e la pas Alonson pothuajse me 2 sekonda, një tregues ky shumë i qartë. Sezoni 2006 është ndër më emocionuesit e F.1 në vitet e fundit, duke mbajtur pezull tifozët deri në fund. Pas garës në Montreal, Fernando Alonso kryesonte me 25 pikë më shumë se Shumakeri, por fill pas kësaj gare Shumakeri nisi të marrë hak për shanset e humbura në pjesën e parë të sezonit dhe fitoi pesë gara nga shtatë gjithsej, duke rimarrë kështu kreun.

Pikët garë pas gare

12 mars, Cmimi i Madh i Bahreinit
Renditja: Shumi 8 - Alonso 10

19 mars, Cmimi i Madh i Malajzisë
Renditja: Shumi 11 - Alonso 18

2 prill, Cmimi i Madh i Australisë
Renditja: Shumi 11 - Alonso 28

23 prill, Cmimi i Madh i San Marinos
Renditja: Shumi 21 - Alonso 36

7 maj, Cmimi i Madh i Europës
Renditja: Shumi 31 - Alonso 44

14 maj, Cmimi i Madh i Spanjës
Renditja: Shumi 39 - Alonso 54

28 maj, Cmimi i Madh i Monakos
Renditja: Shumi 43 - Alonso 64

11 qershor Cmimi i Madh i Anglise
Renditja: Shumi 51 - Alonso 74

25 qershor, Cmimi i Madh i Kandase
Renditja: Shumi 59 - Alonso 84

2 korrik, Cmimi i Madh i SHBA
Renditja: Shumi 69 - Alonso 88

16 korrik, Cmimi i Madh i Frances
Renditja: Shumi 79 - Alonso 96

30 korrik, Cmimi i Madh i Gjermanise
Renditja: Shumi 89 - Alonso 100

6 gusht, Cmimi i Madh i Hungarisë
Renditja: Shumi 90 - Alonso 100

27 gusht, Cmimi i Madh i Turqisë
Renditja: Shumi 96 - Alonso 108

10 shtator, Cmimi i Madh i Italisë
Renditja: Shumi 106 - Alonso 108

1 tetor, Cmimi i Madh i Kinës
Renditja: Shumi 116 - Alonso 116

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›