E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona barazon me Shtugart, 1-1

Nje gol i Zlatan Ibrahimovic ne pjesen e dyte ka shpetuar Barcelonen, e cila nuk ka mundur te shkoje me shume se barazimi 1-1 ne fushen e Shtutgart ne ndeshjen e pare per 1/16 e Liges se Kampioneve. Ne “Mercedez Benz Arena”, gjermanet kane luajtur me mire, sidomos ne pjesen e pare, ku kane shenuar edhe golin e avantazhit me Cacau. Ne minuten e 25-te sulmuesi do te shfrytëzonte nje harkim brenda zones per te mposhtur portierin Valdes. Edhe pas epersise vendasit e drejtuar nga Kristian Grosh, kane qene me te rrezikshem, por nuk kane mundur te dyfishojne rezultatin ne pjesen e pare.

Me rikthimin ne fushe per 45 minutat e dyta Barcelona do te tregohej me agresive dhe do te barazonte shume shpejt rezultatin me Ibrahimovic ne minuten e 52-te. Pas këtij goli te besuarit e Guardioles do te mendonin me shume per te ruajtur rezultatin, i cili do te mbetej i pandryshuar deri ne fundin e takimit. Sdoqofte, barazimi favorizon kampionet ne fuqi te Evropes, te cilet ndeshjen e kthimit do ta luajne ne tempullin e tyre “Camp Nou”.

Nje hap te sigurte drejt kualifikimit ka hedhur Bordo, e cila ka fituar 0-1 ne ndeshjen e vajtjes ne fushen e Olimpiakosit te Pireut. Kampionet e frances kane marre maksimumin fale nje goli me koke te Ciani ne minuten e fundit te pjeses se pare dhe tani e shohin veten shume prane çerekfinaleve te Champions.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›