E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi, Shqipëria renditet e 23-ta

Shqipëria renditet e 23-ta në botë per performancën mjedisore nder 163 vende te monitoruara nga EPI.Sipas nje raporti te publikuar në Zvicër, vendi ynë është vlerësuar me 71.4 pikë, nga 100 të mundshme. Vleresimi, hartimi dhe publikimi i raportit është bërë nga katër qendra të specializuara ndërkombëtare për mjedisin si Universiteti i Yale-s, ai i Columbias, Qendra Kërkimore e Komisionit Evropian dhe Forumi Ekonomik Botëror. Vleresimi u arrit pas monitorimit te mjedisit, cilësise se ajrit, menaxhimit te burimeve ujore, biodiversitetit, habitateve, pyjeve, peshkimit, bujqësisë dhe ndryshimet klimatike ne 163 vende te botes.

“Janë monitoruar 25 tregues si përmbajtja në ajër e dioksidit të sulfurit, ozoni, karboni industrial, grimcat e pluhurit, emisionet në ajër për frymë të popullsisë, përdorimi i pesticideve, biodiversiteti, zonat e mbrojtura, indeksi i cilësisë së ujit”, thuhet ne nje njoftim te Ministrise se Mjedisit.
Po sipas kësaj ministrie nje ndër kriterete vlerësimit ka qenë politika e ndjekur për përmirësimin e tyre.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›