Barcelona dëshiron të mbajë Samuel Etonë
Barcelonë - Trajneri Pep Guardiola dëshiron ta mbajë Samuel Etonë në radhët e Barcelonës edhe për këtë sezon. Këtë fakt e bën të ditur presidenti i katalanasve Huan Laporta, i cili ka zbuluar për mediat spanjolle disa nga planet e klubit të tij.
“Eto ka një kontratë me ne që skadon pas një viti dhe është shumë normale të flitet për të ardhmen e tij, -deklaron Laporta. -Unë personalisht dëshiroj që ai të qëndrojë tek Barcelona edhe për shumë sezone të tjerë, dhe në të njëjtën mendim me mua është edhe trajneri Guardiola”.
Numri një i kampionëve të Evropës nuk e fsheh dëshirën e tij për të marrë yllin francez Frank Riberi, megjithëse Bajerni i Mynihut nuk dëshiron ta lëshojë mesfushorin.
“Bajerni dihet që nuk dëshiron ta shesë Riberinë. Përsa i takon Vilas, ka bisedime me Valencian dhe askush nuk më ka thënë që ai dëshiron të shkojë në Madrid”, përfundon Huan Laporta.