Çelsi gatit 30 milionë euro për mbrojtësin Maikon
Londër - Çelsi i Londrës është duke përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh në drejtim të Interit për mbrojtësin Maikon. Lajmi bëhet i ditur nga “The Sun” ku thuhet se braziliani është objektivi kryesor i skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti.
Kjo lëvizje e londinezëve vjen menjëherë pas humbjes së betejës me Liverpulin për mbrojtësin e Portsmuthit, Glen Xhonson. Maikon është duke bërë një paraqitje të mirë edhe me përfaqësuesen e drejtuar nga Dunga në Kupën e Konfederatave. Mbrojtësi i Interit ka lënë në stol yllin e Barcelonës, Dani Alvesh.
E përditshmja “The Sun” raporton se Interi do ta pranonte menjëherë largimin e Maikonit në rast se në arkat e tyre derdhen 30 milionë euro.