E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona drejt 100 pikëshit, mund Valadolidin 2-1

Barcelona nuk ka falur sërish, edhe pse ka munguar Mesi. Katalanasit kanë mundur 2-1 Valadolidin, me një gol të shënuar nga Pedro dhe me një autogol të Valientes, të dy që në pjesën e parë, ndërsa në fund ka ngushtuar diferencën Perez me 11-metërsh. Dukej një ndeshje për statistikë, teksa kujtojmë që Barcelona e ka siguruar titullin kampion, ndërsa Valadolidi mbijetesën, por djemtë e Vilanovës kërkojnë të shkojnë drejt një rekordi, të kapin kuotën e 100 pikëve. Aktualisht Barcelona ka 94 pikë, por mbeten edhe dy ndeshje deri në përfundim dhe suksesi është i arritshëm. Të shohim nëse Barcelona do t’i fitojë të dyja ndeshjet e fundit, kur Mesi nuk do të jetë sërish. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›