Samsung Galaxy S4, telefoni i shitur më shpejt në histori
Samsung Galaxy S4 pret të kalojë shifrën prej 10 milionë njësi javën e ardhshme, duke e bërë atë celularin e shitur më shpejt në histori.
Kjo shifër ende e pakonfirmuar vjen nga shefi ekzekutiv i Samsung J.K. Shin.
“Kemi shumë besim se do të kalojmë 10 milionë shitje të S4 javën që vjen. Po shitet shumë herë më shpejt se modeli i mëparshëm S3,”- tha Shin.
Sipas Shin, S4 është rrugës për t’u bërë pajisja e parë me 10 milionë njësi të shitura brenda më pak se një muaji nga debutimi i saj zyrtar.
Për 5 muaj, Samsung shiti 30 milionë aparate Galaxy S3. Më 14 mars, pasi është bërë më tepër një vit, Samsung njoftoi se ka shitur 50 milionë S3.
(er.nu/krokodili/BalkanWeb)