E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, zona sunite në Bagdat “bombardohet” nga sulmet terroriste

19-05-2013 / Gazeta 55

Sulmet në zonat sunite në Bagdat nuk kanë të ndalur.
Dita e premte u cilësua si një nga ditët më vdekjeprurëse të këtyre 8 muajve të fundit në Irak. Sulmi i cili pasoi pak ditë pas shpërthimit të makinave- bombë riktheu në vend frikën e një lufte civile. Një nga bombat që shpërtheu në zonën komerciale të Bagdatit la të vrarë 4 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.
Pak minuta pasi njerezit ishin afruar per ti dhene ndihme te plagosurve nga shperthimi ,erdhi sulmi i rradhes qe la dhe 41 te tjere te vdekur dhe 56 te plagosur.
Por kryengritësit nuk e lanë me kaq.
Gjate nje funerali rreth 20 km ne jug te Bagdatit u hodh dhe nje bombe tjeter pas shperthimit te se ciles u vrane 21 njerez dhe u plagosen 32 te tjere.
Dhe ne darken e se premtes erdhi dhe sulmi i katërt brenda ditës në afërsi të një qendre tregtare, u vranë 21 njerëz dhe mbetën të plagosur 32.
Pjesë e zonave të goditura nga keto sulme te njepasnjeshme ishin fortesat e dikurshme te kryengritesve sunite.
Askush nuk mori pergjegjesi per sulmet, por fakti qe ato jane perqendruar kryesisht ne zonat sunite kane ngritur hipotezen se pas tyre fshihen militantet shiite.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›