Jozefina Topalli nga Postriba: Më 23 qershor bëhet diferenca e madhe mes ecjes përpara drejt BE-së dhe bllokimit që Edvin Rama i ka bërë rrugës europiane të Shqipërisë
Nga Postriba, vendi që refuzoi i pari diktaturën, Jozefina Topalli e cilësoi 23 qershorin si ditën kur do të bëhet diferenca e madhe mes ecjes përpara drejt integrimit në BE dhe bllokimit që prej katër vitesh mban peng aspiratën evropiane të shqiptarëve.
Në një takim entuziast me banorë të Postribës, Jozefina Topalli tha se Partia Demokratike vjen në këto zgjedhje si një forcë politike e premtimeve të mbajtura.
“Më 23 qershor do të bëhet një diferencë e madhe. Është diferenca mes asaj që ne votonim në Parlament, projektit të kryeministrit Sali Berisha për rrugë të reja, për shkolla të reja, për ujësjellësa të rinj, për qendra shëndetësore, dhe atij tjetrit që votonte kundër çdo rruge, çdo projekti, çdo shkolle, çdo qendre shëndetësore, çdo ujësjellësi, çdo universiteti. Është diferenca mes atij që ka ndryshuar Shqipërinë dhe atij që nxin sa herë që Shqipëria arrin një progres të jashtëzakonshëm”- tha Jozefina Topalli.
Ajo theksoi se në këto vite Postribë janë bërë 47 kilometra rrugë, si rruga Dragotit, rruga e Urës së Mesit, argjinatura e Urës së Mesit, rruga e Prekalit etj, por më shumë rrugë do të bëhen që në kohë sa më të shkurtër të arrijmë majat më të bukura që rrethojnë Komunën tuaj dhe vendin tonë.
“Sigurisht që është bërë ujësjellësi, sigurisht që janë bërë qëndrat shëndetësore, sigurisht por unë ju them me sesnsin më të madh të përgjegjësisë se në bujqësi do të trefishojmë subvencionet, edhe në infrastrukture do rrisim investimet, edhe në shkolla do i rrisim bursat.”
Jozefina Topalli theksoi se ashtu siç dukej e pabesueshme por u arrit përmes reformave të guximshme, që vendi të anëtarësohej në NATO, të hiqeshin vizat dhe vedni të përparonte drejt integrimit evropian, qeveria e kryeministrit Berisha do të bëjë çdo reformë për të arritur një tjetër objektiv; heqjen e vizave me SHBA.
“23 qershori, u shpreh ajo, do të jetë dita e fitores më të thellë nga 92-shi që Partia Demokratike ka arritur ndonjëherë. Në këtë datë, tha Jozefina Topalli, Edvin Rama shkon si humbësi më i madh. “Ka humbur në 2005-ën, 2007-ën, 2009-ën, në 2011-ën, ai do të jetë më i humburi i të gjithë të humburve në 2013-ën”.