E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nakamura kërkon largim

Shunsuke Nakamura planifikon të largohet nga Espanyol në fund të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri i tij, Robverto Tsukuda. Reprezentuesi japonez ka bërë vetëm 12 paraqitje për Espanyolin këtë sezon, prej transferimit në La Liga si futbollist i lirë gjatë verës së vitit të kaluar.

“Në prag të Kamoionatit botëror, është me rëndësi që Nakamura të luaj rregullisht në Espanyol. Fatkeqësisht, kjo nuk është duke ndodhur. Nëse ai nuk luan vazhdimisht, do të largohet në fund të sezonit” tha Tsukuda për mediat japoneze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›