E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, e mrekullueshme dhe e mahniti boten

Treguan ate qe dinin. Eshte i vetmi klub qe me te drejte dhe "me plot gojen" mund te quhet me i miri ne bote per momentin, sepse ka edhe nje lojtar qe e meriton te shpallet Futbollisti i Vitit. Barcelona dhe Lionel Mesi, jane ne maje te futbollit dhe nuk ka me asnje argument, per te kundershtuar supermacine e tyre. 90 minutat qe shfaqen ne fushen e blerte, ne finalen e "Champions", treguan qarte nje gje te tille. Performanca qe shfaqi Barcelona do ta mbahet mend gjate, per shkak te demonstrimit te nje maturie te larte, futbolli te shpejte, nje skuader e ndertuar kaq mire, ne nje kohe fare te shkurter. "Barcelona me mahniti," - theksoi Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, por ata i mahniten te gjithe. Ishte nje finale, qe e dominoi ekipi me i mire, si rralle ne histori. Mancester Junajtid, fatkeqesisht nuk konkuroi dot me Barcelonen. Lojtaret e Barcelones zoteruan mesfushen dhe e gjenin shpejt pozicionin, krijonin kende, aq sa hutonin kundershtarin. Ishte menyra e njejte qe ata luajten ndaj Arsenalit ne Paris, tre vite me pare, duke pranuar nje performance te larte. Do te mbahet mend gjate, se Barcelona si skuadra me perfekte qe ka luajtur ne finalet e "Champions". Pas 26 ndeshjeve, Mancester Junajtid pesoi me ne fund nje humbje. Zhgenjimi i vetem ishte se finalja nuk dhuroi spektaklin qe ishte imagjinuar, ndoshta ngaqe Barcelona nuk e lejoi Mancester Junajtid qe te ngjitej ne nivelin e duhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›