E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Rome, nje amerikan eshte plagosur gabimisht nga tifozet

Nje tifoz i deshperuar i Mancesterit ne Nigeri, shtyp kater vete

Autoritetet italiane menaxhuan mire situaten ne Rome, pas finales, duke parandaluar dhunen qe shpertheu, ku qindra tifoze te Barces dhe te Mancester Junajtid jane konfliktuar me njeri-tjetrin dhe shume prej tyre mbeten te plagosur. Por nje tifoz i Mancester Juanjtid, i dehur dhe i nevrikosur per humbjen e ekipit te tij shtypi me makine nje turme qe po festonte fitoren e Barcelones. Tifozi i zhgenjyer nga humbja e Mancester Junajtid plagosi edhe 210 tifoze te tjere, ne nje qytet te Ogbos. Policia sqaroi per ngjarjen: "Shoferi e kishte kaluar turmen, por u kthye dhe u fut mes njerezve."

Sipas "Reuters" te dy ekipet qe luajten ne finalen e Romes, Mancester Junajtid dhe Barcelona mbeshteten nga nje numer i konsiderueshem me tifoze, ne Nigeri. Veren e kaluar, kur Mancester Junajtid luajti nje ndeshje ne Abuja, tifozet rrethuan stadiumin dhe krijuan incidente te renda. Ne Itali, policia i ndaloi aktet e dhunes qe shperthyen, ku nuk u shenua asnje viktime. Gjate incidenteve eshte plagosur edhe nje qytetar amerikan, i cili eshte cilesuar gabimisht, si tifoz i Mancester Junajtid. Ai eshte plagosur me nje thike. Jane arrestuar edhe kater italiane, ne trazirat qe shperthyen ne Rome. Keshtu, finalja e "Champions", solli edhe probleme, pas perfundimit te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›