E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e nis me show gabojne Inter e Mancester

TIRANE-Liga e Kampioneve ka zhvilluar mbreme ndeshjet e para ne grupe ku surprizat si gjithnje kane qene te shumta. Barcelona ka qene serish skuadra qe ka bindur me shume ne takimet e para duke i shenuar 5 gola Panathinaikosit por mbi te gjitha duke treguar nje futboll spektakolar. Nderkohe barazim 2-2 per Interin ne fushen e Tventes ndersa gafa me e rende eshte bere nga Mancester Junajtid qe ne Old Traford nuk ka shkuar me shume se nje barazim pa gola ndaj Glazgou Rejnxhers.
Interi
Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez e ka nisur me nje barazim 2-2 mbrojtjen e trofeut te fituar nje vit me pare ne Madrid. Interi kaloi i pari ne avantazh me ane te Uesli Shnajderit por kampionet e Holandes permbysen gjithcka me nje gol te Jansen dhe autogolin e Militos. Ne fundin e pjeses se pare Samuel Eto ka rikthyer barazimin i cili qendroi deri ne fund te takimit. Interi ishte me i rrezikshem ne pjesen e dyte por pa arritur te gjeje rrugen e fitores. Dy rastet me te mira i takuan Kutinjos i futur ne fushe ne vend te Pandevit te demtuar. Ne takimin tjeter te grupit A Verder Bremen barazoi 2-2 me Totenhemin pas nje pjese te pare kur gjermanet po humbisnin 0-2. Ndeshja ka qene nje spektakel me vete me shume raste por ne fund ska patur fitues.
Barcelona
Ne grupin D Barcelona e nisi ndeshjen e djeshme nen ritmin e zakonshem dhe kjo beri qe miqte nga Athina te gjenin golin te paret ne minuten e 18-te me ane te Sidnej Guvu. Por vetem dy minuta me pas ka nisur shou i Lionel Mesit. Argjentinasi ka barazuar shifrat duke treguar se eshte gjithnje vendimtar ne momentet e veshtira. David Vila realizoi nje tjeter gol ne minuten e 33-te ndersa Mesi mbylli llogarite me ndeshjen pa mbaruar pjesa e pare. Ne te dyten ishin Bojan Kerkic dhe Dani Alvesh ata qe realizuan dy gola te tjere per te vulosur nisjen fantastike te skuadres se Guardioles. Nderkohe Mesi pati luksin te humbiste edhe nje penallti perballe Panathinaikosit. Ne takimin tjeter te ketij grupi FC Kopenhagen mposhti 1-0 Rubin Kazanin.
Mancesteri
Nje mbremje horror per Mancester Junajtid qe e nis Champions League ndryshe nga zakonisht me nje barazim te merzitshem ndaj Glazgou Rejnxhers. Djajte e Kuq kane stonuar pergjate gjithe takimit dhe jane kujtuar te luajne vetem ne minutat shtese por atehere cdo ka qene e pamundur. Uejn Runi kaloi nje tjeter mbremje te zeze duke mos rrezikuar asnjehere porten e skocezeve dhe per me teper duke humbur shume raste. Mancesteri ka merzitur edhe tifozet e tij qe ne nje moment nisen te kendonin ne kor kengen e rivaleve te vjeter te Lids Junajtid.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›