E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, ekipi më i mirë në histori

Legjenda holandeze Marco van Basten beson se Barcelona e Pep Guardiolës është superiore ndaj skuadrës së famshme të Milanit të udhëhequr nga Arrigo Sacchi, që dominoi në fund të viteve ‘80-të.

“Është shumë e thjeshtë. Barcelona është ekipi më i mirë në histori. Krahasoni rezultatet e tyre. Askush nuk ka bërë atë që bëri ekipi i Guardiolës”, deklaroi Van Basten për L’Equipe.

“Fuqia e tyre, mënyra se si jetojnë për futboll, gjë e cila i motivon ata e jo statusi i të famshmëve”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›