Jeremic: Ku është Serbia, s'mund të marrë pjesë Kosova

Ministri i Jashtëm në largim i Serbisë, Vuk Jeremic ka paralajmëruar se Kosova nuk mund të jetë në takimet, ku merr pjesë edhe Serbia.
“Dëshiroj të jem i qartë se ku është Republika e Serbisë, nuk mund të jetë Republika e Kosovës. As në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglidnore, as në Këshillin e Evropës, as në OSBE dhe në asnjë institucion ose agjenci që është në kuadër të sistemit të OKB-së”, ka thënë Jeremic në takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Ai ka thënë se një gjë e tille është arritur në kuadër të dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, ku sipas tij, Prishtina mund të marrë pjesë vetëm si palë joshtetërore.