Agjentët amerikanë në aeroportet e huaja

Shtetet e Bashkuara po përforcojnë sigurinë në aeroportet të huaja ndërkombëtare, me synimin për të bërë më të forta vijat e mbrojtjes nga terrorizmi.
Në këtë plan, që parashikon vendosjen e agjentëve amerikanë në vende të huaja, përfshihen 14 aeroporte, bëjnë të ditur mediat amerikane online.
Por, operacioni nuk duket aspak i lehtë, sepse Washingtoni duhet të arrijë pajtimin me shumë vende për të vendosur agjentët e vet.
Kjo, pasi agjentët mbajnë armë dhe mund të vendosin ndalimin e udhëtarëve të dyshuar, pavarësisht se ndodhen në territor të huaj.
Plani, sipas medieve amerikane, do t’i kushtojë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të paktën 115 milionë dollarë në vit.