Barcelona, ende e njëjta

Javier Mascherano insiston se Barcelona është ende ekipi i njëjtë, edhe pas largimit të Pep Guardiolës.
Ai shton se katalunasit janë të vendosur t’i arrijnë sukseset e viteve të kaluara.
“Kishte njerëz që kishin dyshime në fillim të sezonit, pas fillimit të ciklit të ri, por ne e kemi demonstruar se jemi ende të njëjtit”, ka thënë Mascherano për Barca TV.
“Ky është ekipi i njëjtë dhe jemi të vendosur ta ndjekim rrugën e sezoneve të kaluar”, shtoi përfaqësuesi argjentinas. Ai foli edhe për pozitën në fushë dhe e pranoi se zgjedhja e tij e parë është qendra e mbrojtjes, ku është përshtatur mjaft mirë.