E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaga e shet Iscon

Malaga është e gatshme ta shesë Iscon gjatë janarit të vitit të ardhshëm, nëse arrin ndonjë ofertë prej 20 milionë eurosh, sa është edhe klauzola e kartonit të tij.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit spanjoll, Mario Husillos.

“Ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe nuk është në shitje. Duam ta mbajmë, por ju të gjithë e dini se ekziston një klauzolë në kontratën e tij. Kështu që, nëse del ndonjë klub që është i gatshëm ta paguajë atë, do të bisedojmë”, tha Husillos për tuttomercatoweb.com. 20 vjeçari është lojtari kryesor i Malagas këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›