E Shtunë, 31 Tetor 2026

River Plate, flamur prej 8 kilometrash

Një flamur i gjatë 7,8 kilometra është vendosur në rrugët e Buenos Aires nga tifozët e River Plates, të cilët kërkojnë që të futen në librin e primateve, Guinness.

Mijëra tifozë e kanë sjell në qytet flamurin gjigant me ngjyrat bardh e kuq, i gjatë saktësisht 7.829 metra dhe i gjerë 4,5, nga lagjja Palermo deri tek stadiumi Monumental.

Sipas organizatorëve, flamuri është mbajtur nga 50 mijë tifozë, në një ‘proces’ që zgjati gati tri orë. Në të kaluarën, nuk mbahet mend të ketë pasur ndonjë flamur aq gjigant nëpër botë. River Plate është rikthyer sivjet në elitën e futbollit argjentinas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›