E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona fiton më vështirësi, shkëlqen Messi

Rikthehet Barcelona e dikurshme në La Liga.

Në ndeshjen e zhvilluar të Dielën mbrëma në “Mestalla”, katalanasit kanë mposhtur Valencian me rezultatin 2-3, duke treguar edhe një lojë të bukur. Heroi i mbrëmjes ishte i përhershmi Leonel Messi që realizoi tre gola.

Blaugranët kishin dominim të plotë nga fillimi dhe ishin më të mirët në çdo aspekt, edhe pse Mestalla është terren tradicionalisht i vështirë për katalanasit. Pas 11 minutash lojë, ishte Cesc Fabregas ai që asistoi te Messi, për 1-0. Cesk dhe Messi, dyshja fantastike ua mbyllën gojën kritikëve në minutën e 39-të me një tjetër veprim të bukur për të realizuar golin e dytë.

Vetëm dy minuta më vonë u shfaq në skenë Neymar, i cili ia mundësoi Lionel Messit realizimin e hettrikut (41′) për 3-0.

Dhe, kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundojë me tre golat e Messit, por me këtë rezultat nuk u pajtua një portugez. Helder Postiga (45′) shënoi së pari për 3-1, para se me një super gol tjetër, përsëri Postiga (45′+3) të realizonte për 3-2 dhe ngritjen e entuziazmit në stadium.

Në pjesën e dytë, Barcelona qarkulloi më shumë topin, por Valencia u tregua shumë e rrezikshme, megjithëse rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Barcelona mban ende superioritetin me fitoren e tretë pas tri ndeshjeve në La Liga me 11 gola të shënuar dhe dy të pësuar për të qëndruar në krye të tabelës në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›