E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Lorenco fitoi cmimin e madh te Britanise se Madhe

Pas 6 garash u kthye tek fitorja, por do ta ketë të vështirë të mbrojë titullin.
Horge Lorenco triumfoi në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, duke lënë pas kryesuesin e botërorit, spanjollin tjetër Mark Markez.
Debutuesi vinte në Silverstoun pas 4 sukseseve radhazi, por nuk ia doli të arrinte të pestin.
Markez u nis nga “pole position”-i, duke u lejuar nga mjekët pasi nxorri shpatullën gjatë nxemjes.
E gjithë gara ishte çështje mes dy spanjollëve, me kampionin e botës, Lorenco, që u nis shumë mirë me Jamahan e tij, duke lënë pas pilotin e Hondës.
Markez ia doli të parakalojë dhe u duk se do të fitonte.
Por, Lorenco u përgjigj ndërsa gara iu afrua fundit.
Në xhiron finale, kampioni ia doli të ruante aq epërsi sa të mos lejonte të papritur tjetër.
Në vendin e tretë doli spanjolli i tretë i rëndësishëm, Dani Pedroza, ndërsa i katërti përfundoi Valentino Rosi.
Në renditje, Markez kryeson me 233 pikë, 30 më shumë sesa Pedroza, ndërsa Lorenco ka 194 pikë në vend të tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›