Barcelona frenohet në ndeshjen e parë të vitit
Kampionët e gjithanshëm të planetit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Rodriguez që në minutën e 7-të të takimit. Megjithë rastet e krijuara gjatë minutave të mbetura, rezultati mbëti i pandryshuar deri në minutën e 51-të kur miqtë barazojnë me anë të Torrijos.Me këtë barazim Barcelona ngjitet në kuotën e 40 pikëve, 3 më shumë se Reali i Madridit i cili luan sot në transfertën e Osasunës.Në ndeshjet e tjera të zhvilluara dje, Valencia arriti një fitore të vyer 1-0 përballë Espanjolit me një goli të realizuar në minutat shtesë të takimit nga Zigiç. Me këtë fitore Valencia ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Ndërkohë që Espanjoli renditet përkohësisht i 14-ti me 16 pikë.Edhe Atletiko e Madridit e nisi në mënyrën më të mirë këtë vit, duke mposhtur Seviljan me rezultatin e ngushtë 2-1. Sevilja ishte e para që kaloi në avantazh me anë të Renatos në minutën e 44-t. Për barazimin do të mendonte vetë Dragotinoviç në minutën e 48-të, i cili shënon në portën e vet.Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, kapiteni Antonio Rodriguez shënon me kokë golin e fitores për Atletikon në minutën e tretë shtesë të takimit.Me këtë fitore Atletiiko ngjitet në vendin e 11-të me 17 pikë. Ndërsa Sevilja mbetet në vendin e katërt me 30 pikë. Ndeshjet e tjera të javës së 16-të të kampionatit spanjoll do të zhvillohen sot.