E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona frikeson rivalet per titull

Barcelona fitoi ne ndeshjen e fundit, 4-0 ndaj rivalit per titull, Valencias, ne "Camp Nou". Me kete fitore te sigurt Barca vahcon marshin ne "Premiera Divizion", duke u shkeputur gjashte pike nga vendi i dyte. Henri shenoi tre gola dhe Dani Alves realizoi njerin gol te fitores. Pas humbjes se Valencias ne vend te dyte eshte Vilareal, qe barazoi 3-3 me Getafen. Barca eshte e pathyeshme ne 20 ndeshjet e fundit, ne te gjitha kompeticionet dhe 13 ndeshje pa humbje ne kampionatin spanjoll. Real Madrid duhet te fitoje ndeshjen e radhes, ne derbin "El Clasico" me Barcelonen, per te shpresuar te titulli i ketij sezoni. "Ne kemi nje ndeshje tjeter te veshtire, ndaj Shakhtar Dontesk, ne Ligen e Kampioneve. Pastaj duhet te fokusohemi ne ndeshjen me Real Madrid," - theksoi Tierri Henri. Samuel Eto ishte i s'kualifikuar, ndaj Henri luajti ne rolin e qendersulmuesit dhe e realizoi detyren shume mire. Ai shenoi golin e shtate sezonal me katalanasit. Valencia, pas humbjes se fundit, ndodhet tete pike pas Barcelones e cila po kercenon kampionatin spanjoll, me ndeshjet dhe fitoren e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›