E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan dhe Juve mbajne gjalle shpresat per titull

Mesfushori brazilian i Milanit, Kaka ishte njeriu i ndeshjes per kuqezinjte, madje shenoi te vetmin gol, me vleren e tre pikeve, ndaj Katanias. Milani fitoi minimalisht, 1-0, duke u vene ne ndjekje te Interit. Ashtu si Milani edhe Juventusi mbajti gjalle shpresat per titull, me fitoren qe arriti dje, ne Lece. Tashme diferenca mes Interit qe kryeson dhe ndjekesit me te afert eshte ngushtuar ne gjashte pike. Interi fitoi 3-0 me Lacion te shtunen dhe me fitoren e paster dhe bindese krijoi shkeputje, ne krye te klasifikimit. Ndaj vetem ne rast se dy gjigantet, Milan dhe Juventus, do te fitonin, atehere mund te ndiqnin me te njejtin hap Interin, per ta rivalizuar. Gjithsesi, djemte e Murinjos duken se do te jene edhe kete sezon pretendente kryesore per te ruajtur titullin kampion ne Itali. Ne ndeshjet e djeshme te Seria A, Milani fitoi minimalisht 1-0, ne shtepi, ndaj Katanias, ndersa Juve triumfoi me nje rezultat te ngushte, 2-1 ne Lece. Milan e filloi ndeshjen ndaj sicilianeve me nje sere mungesash ne formacionin baze. Karlo Anceloti nuk kishte ne dispozicion nje numer te konsiderueshem lojtaresh, si Ronaldinjo, Andrea Pirlo, Marko Borriello, Masimo Ambrosini dhe Alesandro Nesta. Te gjithe ndodheshin ne infermieri. Milan zbriti ne fushe, ne "San Siro", me perkrahjen e tifozeve. Te dy ekipet zhvilluan nje ndeshje te pelqyeshme. Pjesa e pare mbyllet ne barazim pa gola. Nderkohe, per Milanin ishte rikthyer ne fushe, Andi Shevcenko, pas nje periudhe te gjate jashte formacionit kuqezi. Shpejt ukrainasi rrezikoi porten e miqve. Vetem pak minuta me pas, Xhusepe Maskara goditi porten e Milanit, qe mbrohej nga portieri Abiati, por gjyqtari e konsideroi ate ne pozicion jashte loje. Pastaj Kaka zgjidhi rezultatin, me golin e vetem. Ne Lece, Xhovinko, i cili eshte raportuar si nje prej objektivave te Uest Hem ne Premier Lige, ishte disa here protagonist. Lece barazoi golin e bardhezinjve ne pjesen e dyte, por Juve vazhdoi betejen dhe braziliani Amauri shenoi me koke, pas nje krosi te sakte te Paolo De Celies, ne minuten e fundit, duke shtuar entuziazmin e ekipit dhe te tifozeve bardhezinje. Nje trepikesh i vlefshem per ecurine e Juventusit, ne krye te kampionatit te Seria A. Napoli mbeti ne vend te katert, pasi fitoi ndeshjen 2-0 ne shtepi, perballe Sienes. Nderkohe Fiorentina u ngjit lart ne vend te peste me fitoren e djeshme, ne Torino. Vjollcet shenuan kater here perballe vendasve. Adrian Mutu dhe Xhilardinjo firmosen ne pjesen e pare fitoren per Fiorentinen. Veterani Kristian Vieri shenoi golin e pare per kete sezon me Atalanten, ne fitoren 3-0. Ishte humbja e peste radhazi per Udinezen.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›