E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona interesohet për Nilmarin

Barcelona thuhet se është e interesuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian, Nilmar, i cili me skuadrën e tij Villarreal këtë sezon ka rënë në Segunda Division, ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle sportive Marca.

Klubi katalunas është shprehur i gatshëm që për brazilianin t’i paguajë 8 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për ta bindur ‘Nëndetësen e Verdhë’ për ta shitur atë.

Mirëpo, menaxheri i lojtarit, Orlando da Hora, ka thënë se përveç skuadrave nga Spanja, për të janë të interesuar edhe ekipe të ndryshme nga Italia, Anglia dhe Franca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›