E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, gati ofertën për Dani Alves

Deri në fund të javës së ardhshme, drejtori sportiv i Paris Saint Germainit, braziliani Leonardo do ta bëjë gati një ofertë për Barcelonën, së cilës do t’ia kërkojë mbrojtësin e djathtë, Dani Alves.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ shkruan se klubi Blaugrana e ka ndërmend ta shesë futbollistin brazilian gjatë verës, prandaj sheikët arabë, pronarë të klubit francez, dëshirojnë të intervenojnë në këtë rast.

Leonardo i ka në dispozicion 100 milionë euro gjatë verës dhe PSG-ja pritet të bëjë blerje të mëdha, për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›