E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimshiti e vendos derbin e Zurichut

Berat Gjimshiti e ka vendosur derbin e Zurichut. Futbollisti shqiptar e ka shënuar golin e fitores për Zurichun në minutën e 75-të, në duel me Grasshoppersin.

Mbrojtësi 19 vjeç luajti gjatë tërë takimit, kurse futbollisti tjetër shqiptar, Adrian Nikçi, u inkuadrua në lojë në minutën e 64-t në vend të Henriques.

E tek Grasshoppersi, Amir Abrashi luajti gjatë tërë ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë, kurse Taulant Xhaka ia lëshoi vendin Orhan Mustafit në minutën e 78-të.

Pas 35 xhirosh të zhvilluara në kampionatin zviceran, Zurichu gjendet në pozitën e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara, kurse Grasshoppersi është i teti me 26 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›