Barcelona kërkon me ngulm Fabregas
Sipas anglezes “Daily Mail” objektivi i parë i Barçës është Fabregas, për të cilin katalanasit mendojnë të ofrojnë edhe lojtarë të vlefshëm për Vengerin që të ulë kërkesën prej 46 milionë eurosh për mesfushorin. Guardiola është i gatshëm të sakrifikojë Hleb dhe Gudjohnsen, të dy lojtarë që kanë luajtur më parë në kampionatin anglez.