Aksidentohet për vdekje 45-vjeçari
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar, në rrugor Elbasan-Letan, në vendin e quajtur “ Tuneli”. Një automjet tip kamion ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i tij, shtetasi Qemal Abedini 45 vjeç me banim në Elbasan.
Të plagosurit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Elbasanit dhe më pas është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra.