19 mijë turistë nga Kosova vijnë në Shqipëri
Përsa i takon infrastrukturës autoritetet shqiptare sigurojnë se këtë sezon furnizimi me ujë është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa përsa i takon furnizimit me energji, ata shprehen se do të ketë energji 24 orë. Për herë të parë shteti shqiptar ka filluar edhe transmetimin e spoteve në televizionet kosovare, për të promovuar bukuritë turistike të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, agjencitë turistike kanë bërë gati paketat e tyre për kosovarët që kanë vendosur të vijnë në Shqipëri, duke ofruar programe turistike një dhe disa ditore me pushuesit kosovare në plazhet e Durrësit.Agjencitë turistike organizojnë për turistët kosovarë që pushojnë në Shqipëri, konktretisht në plazhin e Durrësit eskursione turistike një ditore gjatë ditëve të qëndrimit kundrejt një çmimi që varion nga 35-40 euro për person në qenrat turistike dhe arkeologjike të vendit si Krujë, Shkodër, Berat, Gjirokastër etj..
Një tjetër pikë ku mund të gjesh një dyndje të pushuesve nga Kosova është edhe Plazhi i Velipojës, i cili shtrihet në Jugperëndim të qytetit të Shkodrës, rreth 30 km larg. Ky bregdet vlerësohet si një tjetër perlë e natyrës shqiptare ku gërshetohen harmonishëm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna dhe mali.Në kufirin Shqipëri- Kosovë, 121 kilometra të gjatë, aktualisht funksionojnë 6 pika të kalimit kufitar mes dy shteteve, prej të cilave Morini, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti në rrethin e Kukësit, Qafë Prushi në rrethin e Hasit dhe Qafë Morina në rrethin e Tropojës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, këto pikëkalime u bënë portat kryesore lidhëse të Shqipërisë me Kosovën.