Barcelona karikohet para pengeses se fundit me Valadolidin
Beteja per titullin kampion ne Spanje, mes Barcelones dhe Realit te Madridit do te perfundoje ne fundjave, pasi te luhen ndeshjet e fundit te kampionatit. Gara per vendin e pare ne krye te kampionatit spanjoll po zhvillohet mes dy ekipeve, po ashtu jane dy ekipe qe garojne per nje vend ne "Champions" dhe dy ekipe qe synojne te zene nje vend ne kompeticionin tjeter, Europa Lige. Pese skuadra do te kerkojne qe te shmangin renien direkte ne nje kategori me poshte.
Kampionet ne fuqi, Barcelona ka me shume shanse qe te ngreje trofeun e 20-te ne histori, pas ndeshjes se fundit. Katalanasit udheheqin klasifikimin me nje pike para Realit te Madridit. Me 18 fitore te shenuara nga 19 ndeshje te zhvilluara ne "Nou Camp", perballe skuadres se trete nga fundi, Valadolidit, fitorja konsiderohet me e lehte per te besuarit e Pep Guardioles. Kapiteni i Barces, Karles Pyjol paralajmeron shoket e ekipit se nuk do te jete e lehte fitorja ndaj Valadolidit, ndaj kerkon kujdes per te mos dorezuar titullin ne javen e fundit te kampionatit. Valadolid ndodhen ne kuoten e 36 pikeve dhe do te luaje kartat e fundit, per mbijetese. - "Do te jete e veshtire ndeshja, perballe nje ekipi qe kerkon te mos bjere ne nje kategori me poshte. Nuk ka ndeshje te lehte, ndaj edhe per ne titulli ende nuk eshte i sigurte," - tha Pyjol. Ekipi i Pep Guardioles do te mjaftohet qe te festoje titullin kampion, ne rast se Malaga do te triumfoje ndaj Realit te Madridit, edhe nese katalanasit nuk fitojne dot ndaj ekipit te Valadolidit.