Amnistia fiskale, mblidhet Këshilli Konsultativ i Biznesit

Këshilli Konsultativ i Biznesit është mbledhur për të diskutuar amnistinë e pritshme fiskale dhe problemet e tjera që shqetësojnë biznesin. Nën drejtimin e ministrit të Ekonomisë, drejtuesit e shoqatave të ndryshme të biznesit janë njohur fillimisht me ndryshimet e pritshme në disa ligje, ndër të cilat edhe ndryshimet në mënyrën e dhënies dhe kontrollit te lejeve minerare. Në këtë pikë ministri Dritan Prifti tha se abuzimet e vëna re, mos korrektesa me zbatimin e kontratave si dhe kushtete e vështira të punës janë ndër shkaqet që detyrojnë riparjen e lejeve minerare.
"Kemi futur disa kërkesa pak më të larta për ata që marrin leje minerare, qoftë zbulim-kërkimi, qoftë leje shfrytëzimi për të kërkuar disa garanci financiare nga ata që i marrin lejet. Pra, një depozitë e caktuar në një bankë, për të marë garanci nga këta që marrin lejet për rehabilitimit e ambientit pas përfundimit të afatit të shfrytëzimit të kësaj leje minerare", tha Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë.
Në vijim mbledhja e Këshillit Konsultatitv ka vijuar me dyer të mbyllura, dhe diskutimet janë përqendruar në amnistinë fiskale. Një pikë e debatuar ka qenë ajo për faljen e detyrimeve të prapambetura të biznesve.
Adi Darsi