E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona kualifikohet zyrtarisht ne fazen e 1/8-es te LK-se

Barcelona eshte kualifikuar edhe zyrtarisht ne fazen e 1/8-es se Liges se Kampioneve pas fitores se larte ne transferte te Panathinaikos.

Barcelona shenoi shume pak gola ne krahasim me rastet ne kete takim pasi pos posedimit astronomik Blaugranet kane pasur jo me pak se 12 goditje ne porten e grekeve.

Te tre golat e fitores prej 3-0 u shenuan me ane te aksioneve te mrekullueshme. Nje pasim fantastik nga Daniel Alves e shfrytezoi Pedro 27 i cili nuk e pati te veshtire te shenoje ne porten e Panathinaikos.

Ne pjesen e dyte Lionel Messi konkretizoi nje aksion te bukur nga Iniesta dhe Adriano me kete te fundit qe i ndihmoi Messit ta fuse topin ne rrjete 62 per 2-0.

Rezultatin perfundimtar e vuri ylli i mbremjes Pedro 69 qe u sherbye nga nje Andres Iniesta ne forme te perkryer para el Classicos.

Kopenhaga ra preh e Rubin Kazanit ne rusi ku vendasit nga Kazani fituan minimalisht.

Barcelona me 11 pike eshte kualifikuar si lider i Grupit D ne fazen e eliminimit direkt te Liges se Kampioneve ndersa pozita e dyte kualifikuese do te sqarohet mes Kopenhagut e cila ka pune ne xhiron e fundit me Panathinaikos dhe mes Rubin Kazanit qe i shkon Barcelones ne Camp Nou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›