E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushaj Te largohet Kokodhima

Klubi i Futbollit Vllaznia eshte i pakenaqur per menyren e funksionimit te Komisionit te Liges Profesioniste te futbollit shqiptar. Permes nje deklarate per shtyp te shperndare per mediat presidenti i Vllaznise Valter Fushaj ben te ditur shqetesimet e tij ne lidhje me kete komision dhe konkretisht per kryetarin e saj Koco Kokodhima.

Ne emer te klubit te futbollit Vllaznia dua te bej publik qendrimin tim dhe te klubit qe perfaqesoj ne lidhje me menyren e funksionimit dhe te veprimit te Komisionit te Liges Profesioniste qe ne te gjithe klubet e futbollit kemi vendosur te krijojme kete sezon. shprehet presidenti Fushaj.

Me pas njeshi i klubit kuqeblu percjelle shqetesimin e tij ne lidhje me paralajmerimin e bere nga ana e ketij komisioni per mbledhjen e radhes duke pretenduar se dita dhe ora e caktuar eshte bere me qellim te caktuar qe ajo te deshtoje. Se pari konsatoj se mbledhja e rradhes e ketij komisioni me pranine e te gjithe presidenteve te klubeve eshte lene te zhvillohet diten e merkure date 24 nentor ne ora 12.00.

Ne kete dite zhvillohen ndeshjet e rradhes te Kupes se Shqiperise dhe te gjithe presidentet do te jene te angazhuar me ekipet e tyre. shprehet Fushaj. Sipas tij kjo do te thote se drejtuesit e Komisionit te Liges kete gje e kane bere qellimisht per te deshtuar kjo mbledhje dhe jo thjesht per te deshtuar por per ti zgjatur jeten si kryetar i komisionit pikerisht kreut te saj Koco Kokedhima.

Deri me sot nuk kam marre asnje njoftim per shtyrje te kesaj mbledhje te presidenteve dhe prandaj te merkuren do jem ne oren 12.00 ne sallen e caktuar per mbledhje por nuk do qendroj gjate. Thjesht do propozoj shkarkimin e kryetarit Koco Kokedhima nga ky pozicion qe mban aktualisht per moskryerje te funksionit te tij sic duhet shton Fushaj. Propozimin e tij Fushaj thote se do ta shoqeroje edhe me argumente dhe fakte konkrete qe ai pretendon ne moskorrektesen e kryerjes se detyres nga kryetari Kokodhima. Njekohesisht do te propozoj qe shefi i gjyqtareve dhe sekretari i komisionit te vazhdojne punen e tyre deri ne caktimin e kryetarit te ri te Komisionit te Liges profesioniste. perfundon deklaraten e tij per shtyp presidenti i Klubit te Futbollit Vllaznia Valter Fushaj.

Gasper MARKU

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure 24 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›