Kupa te medhate nuk gabojne

Tirana Dinamo dhe Vllaznia hodhen nje hap te madh ne kualifikimin ne cerekfinalet e Kupes pas fitoreve ne ndeshjet e para te turit te dyte te edicionit te 59-te te Kupes se Shqiperise. Ne aksion te enjten ne Kruje dhe ne Korce do te luhen dy te tjerat Kastrioti-Shkumbini dhe Skenderbeu-Teuta. Ne perfundim te 1/16-ave dhe cerekfinaleve ne cdo grup do te kemi dy skuadra te kualifikuara. Ne gjysmefinale do te kete short te lire ndersa finalja do te luhet me 8 maj.
GRUPI A
Dinamo nuk e pati te veshtire fitoren ndaj Kamzes edhe pse rezultati final ishte 3-2 ne favor te bluve ne nje ndeshje ku te pese golat u realizuan ne 25 minutat e fundit. Dinamo kaloi dy here ne avantazh Vila 72 dhe Sekseri 81goli i tij i dyte ne Kupe. Kamza shkurtoi perkohesisht diferencen ne te 83 me ane te Cekes. Per Sekserin ky ishte goli i tij i dyte ne Kupe. Blute shkuan serish ne avantazhin 3-1 me Emiljano Vilen 86 nderkohe qe Kamza realizoi golin e dyte ne fundin e ndeshjes me ane te Kenges 89 Kapiteni i kamzalinjve Ervin Kryemadhi humbi nje penallti ne kete takim.
Tirana thuajse e siguroi kualifikimin midis 8-te mirave pas fitores 3-0 me Aden ne Velipoje pasi ndeshja e kthimit pritet te jete vetem nje formalitet. Te tre golat e bardheblute u shenuan ne pjesen e dyte talenti Mario Morina realizoi ne te 58 ndersa dy golat e tjere mbajne firmen e Blerti Hajdarit 81 dhe 89. 20-vjecari Hajdari u ngjit ne kuoten e kater golave pas edhe dy te pareve te shenuar ne fitoren 4-0 kunder Skraparit. Ky ishte takimi pare historik midis dy skuadrave ne Kupen e Shqiperise.
Bylisi ia doli te perballoje Flamurtarin ne nje barazim pa gola ne Adush Muca te Ballshit ne edicionin e peste te perballjes midis tyre ne Kupe nga viti 1992. Bilanci i deritanishem ne tete takime eshte 1 fitore per Bylisin 4 per Flamurtarin dhe 3 barazime.
Takimi i katert i ketij grupi Kastrioti-Shkumbini do te luhet te enjten. Per here te pare dy skuadrat jane perballur ne Kupe edicionin e kaluar 1-1 ne Kruje dhe fitore 2-1 e Shkumbinit ne Peqin.
GRUPI B
Lushnja e Kategorise se Pare barazoi pa gola me Besen ne sfiden e luajtur ne Roza Haxhiu. Gjithcka e hapur ne ndeshjen e kthimit ne Kavaje me Besen qe kekron kualifikimin e 6-te ne raport me 3 qe kane lushnjaret. Takimi i pare historik daton ne vitin 1950.
Ne Erseke Gramozi dhe Laci u ndane ne barazim 2-2. Lacjanet kaluan dy here ne avantazh Ervis Kaja 5 dhe Saimir Kastrati 74 por kolonjaret barazuan Muhaj 79 dhe Muedini 85.
Vllaznia fitoi 1-0 ne Ruzhdi Bizhuta me Elbasanin ndersa te dy ekipet e mbyllen me nga dhjete lojtare takimin nga minuta e 61-te. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi Shtubina ne minuten e 71-te. Shkodraneve 6 here fitues te Kupes se Shqiperise ne ndeshjen e kthimit u mjafton dhe barazimi per te mberritur ne cerekfinale. Midis ketyre dy takime jane luajtur 17 takime ne dhjete edicione te Kupes 8 fitore per shkodranet dhe 6 per elbasanasit ndersa 3 jane mbyllur ne barazim. Ne 10 edicionet e kaluara raporti i kualifikimeve eshte 5-3 per Elbasanin.
Te enjten ne Korce Skenderbeu qe gjate gjithe historise se tij ka humbur tri finale te Kupes 1958 1965 1976 pret ne turin e dyte Teuten tri here fituese te Kupes 1995 2000 2005. Te dyja skuadrat te perballen ne kampionat ne Niko Dovana diten e hene. Ndeshjet e kthimit do te luhen me 8 dhjetor 2010.
KUPA E SHQIPERISE
TURI I DYTE 1/16
24 nentor/8 dhjetor
Grupi A
Kamza-Dinamo 2-3
Ada-Tirana 0-3
Bylis-Flamurtari 0-0
Kastrioti-Shkumbini 25.12
Grupi B
Lushnja-Besa 0-0
Gramozi-Laci 2-2
Elbasani-Vllaznia 0-1
Skenderbeu-Teuta 25.12
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 24 Nentor 2010