Kualifikohen Manchester United dhe Valencia

Manchester United dhe Valencia kane siguruar kualifikimin ne fazen e eliminimit direkt te Liges se Kampioneve pas fitoreve respektive ndaj Rangers dhe Bursasporit.
Pjesa e pare ishte tejet e baraspeshuar me Manchester Unitedin qe pati rastet me ideale. Djajte e Kuq rastin me te mire e paten me ane te Wayne Rooneyt i cili me koke qelloi transversen.
Ne pjesen e dyte skuadrat vazhduan me loje te njejte. Pas nje nderhyrje te ashper nga Naismith ne zone ndaj Fabios ishte Wayne Rooney ai qe ua prishi festen skocezeve me ane te golit te shenuar nga pika e bardhe ne menyre mjaft mjeshterore per 1-0 87.
Nga ana tjeter Valencia e ndau ne gjysme Bursasporin me rezultat 6-1 per te siguruar poashtu kualifikimin me tutje.
Manchester United eshte lider ne Grupin C me 13 pike ndersa Valencia ka 10 pike. Ne xhiron e fundit do te diskutohet per poziten e pare ne grup mes Valencias dhe Manchester Unitedit ndersa Rangers mund te mbetet i kenaqur me Europa League pasi Bursaspor nuk ka kurrfare gjasash.