E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresa e Shqiperise humbet minimalisht ndaj Rusise

Shpresa e Shqipërisë humbet minimalisht ndaj Rusisë në “Niko Dovana” të Durrësit.

Në ndeshjen që shënoi debutimin në stol të trajnerit Skënder Gega kuqezinjtë 21-vjeçarë dhuruan një paraqitje dinjitoze, por iu dorëzuan një 11-metërshi që i dha fitoren skuadrës më të fortë në grupin eliminator.

Minutat e para ishin më të mira për ekipin tonë dhe Sadiku me Vajushin u shfaqën të rrezikshëm në zonën mike, por Rusia e rriti ndjeshëm lojën dhe e mbylli fraksion e parë duke dominuar dhe koleksinoar rast për shënim.

Për rusët nuk kanë fat, ashtu si sulmuesi ynë Sadiku, që kur u mbush një orë lojë goditi bukur portën, por iu mohua goli nga pritja e portieri mik.

Gjendja fizike më e mirë e futbollistëve rusë bëri diferencën në minutat e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›