E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona mbron titullin

Barcelona e mbrojti titullin e kampionit në Spanjë të dielën, pasi mposhti bindshëm Valladolidin 4-0 në Nou Camp, në ndeshjen e xhiros së fundit në La Liga.

Gjiganti katalan festoi titullin e 20-të të kampionit në Spanjë. Lionel Messi shënoi dy herë në pjesën e dytë, dhe përcolli autogolin e Luis Prietos dhe shënimin e Pedro Rodriguezit në 45 minutat e para.

Barcelona përfundoi sezonin me rekord të pikëve në Kampionatin spanjoll – 99 pikë nga 38 ndeshje. Ylli argjentinas, Messi e përmbylli edicionin me 34 gola në La Liga, duke barazuar rekordin e klubit të vendosur nga braziliani Ronaldo në sezonin 1996-97.

Ky është titulli i dytë në po aq sezone për trajnerin Pep Guardiola. Real Madrid barazoi 1-1 në Malaga dhe përfundoi tre pikë prapa Barcelonës. Gjiganti madrilen përfundoi sezonin e dytë të njëpasnjëshëm pa fituar asnjë titull pavarësisht shpenzimit të mbi 250 milionë eurosh në përforcime.

Valencia përfundoi e treta por me disavantazh të konsiderueshëm nga Reali dhe Barcelona në 71 pikë. Të shtunën, Sevilla siguroi pozitën e katërt dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas fitores dramatike në Almeria me rezultat 2-3.

Real Valladolid pas humbjes nga Barcelona iu bashkua Tenerifes dhe Xerezit në mesin e klubeve që kanë rënë nga elita e futbollit spanjoll, ndërsa, Racing Santander shpëtoi pas fitores 2-0 ndaj Sporting Gijon. Tenerife u mposht 1-0 në Valencia, ndërsa, Xerez barazoi 1-1 me Osasunan.

La Liga

Rezultatet

A. Bilbao La Coruna 2 - 0
Atletico M Getafe 0 - 3
Zaragoza Villarreal 3 - 3
Almeria Sevilla 2 - 3
Mallorca Espanyol 2 - 0
Barcelona Valladolid 4 - 0
Malaga Real Madrid 1 - 1
Osasuna Xerez 1 - 1
Santander Gijon 2 - 0
Valencia Tenerife 1 – 0

Tabela

1 Barcelona 38 74 99
2 Real Madrid 38 67 96
3 Valencia 38 19 71
4 Sevilla 38 16 63
5 Mallorca 38 15 62
6 Getafe 38 10 58
7 Villarreal 38 1 56
8 Athetic B 38 -3 54
9 Atletico M 38 -4 47
10 La Coruna 38 -14 47
11 Espanyol 38 -17 44
12 Osasuna 38 -9 43
13 Almeria 38 -12 42
14 Zaragoza 38 -18 41
15 Gijon 38 -15 40
16 Santander 38 -17 39
17 Malaga 38 -6 37
18 Valladolid 38 -25 36
19 Tenerife 38 -34 36
20 Xerez 38 -28 34

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›