E lë basketbollin

Erolld Belegu është në përfundim të aventurës së tij katërvjeçare si kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në fakt, mandati si kryetar i FBK-së, Belegut i përfundon në muajin qershor. Por, ai ka vendosur të mos kandidohet edhe për një mandat tjetër katërvjeçar në krye të FBK-së në Kuvendin Zgjedhor të saj, që pritet të mbahet në fund të muajit qershor, eventualisht në fillim të muajit korrik.
Lajmin e ka konfirmuar për Express vetë Belegu të shtunën. “Po, është e vërtetë se kam vendosur të mos kandidoj edhe për një mandat tjetër në Kuvendin Zgjedhor, që pritet të mbahet në qershor apo në korrik”, deklaroi Belegu për Express.
Arsyeja kryesore që Belegu e ka marrë këtë vendim është, siç thotë ai, lënia e sportit kosovar shumë pas dore nga institucionet më të larta shtetërore. Belegu thuajse që prej pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, ka qenë njeriu që më së shumti e ka ngritur zërin, duke kërkuar përkushtim më të madh të institucioneve shtetërore karshi sportit.
“Këtë vendim e kam marrë për disa arsye. Por, arsyeja kryesore ka qenë anashkalimi i sportit kosovar nga institucionet e Kosovës. Dihet se as infrastrukturë ligjore nuk kemi, e cila na pamundëson të funksionojmë ashtu siç duhet si federata sportive. Institucionet nuk e panë asnjëherë të rëndësishme ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, për të cilin ndahet buxhet jashtëzakonisht i vogël, etj, etj”, theksoi Belegu.
Në krahasim me situatën, Belegu mburret me punën e deritanishme që e ka bërë si udhëheqës i basketbollit kosovar. “Do të raportoj në Kuvendin Zgjedhor të FBK-së për punën time. Jam i bindur se delegatët nuk do të kenë asnjë vërejtje, siç nuk kanë pasur asnjëherë deri më tani. Një gjë është e sigurt – FBK-në po e lë në një gjendje shumë më të mirë sesa që e kam gjetur kur u pata emëruar kryetar i saj”, shtoi ai.
Belegu tha se ndihet krenar me përpjekjet e tij që i ka bërë për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar në përgjithësi, duke lobuar nëpër shumë vende të huaja. Belegu në këtë post është që nga muaji qershor i vitit 2006.
Paçarada, pasardhës i Belegut?
Pasi Erolld Belegu ka vendosur të mos kandidojë edhe për një mandat tjetër në postin e kryetarit të FBK-së, në Kuvendin Zgjedhor të saj - që pritet të mbahet në muajin qershor eventualisht korrik - Express ka mësuar se për kryetar pritet të kandidojë Nazmi Paçarada, i cili aktualisht është Komisar i Garave.
Këtë nuk e ka përjashtuar as vetë Paçarada. “Mendoj se kam energji ende për t’u marr me organizim të garave. Por, nëse nuk ka ndonjë njeri të aftë që dëshiron të menaxhojë si duhet FBK-në, atëherë unë nuk do ta refuzoja as këtë post”, tha Paçarada për Express.
Por, ai pohon se më së miri do të ishte që Belegu të kandidojë edhe për një mandat tjetër, sepse, sipas tij, ai e ka menaxhuar mjaft mirë FBK-në deri më tani. “Mendoj se Belegu ende ka energji për të dhënë kontribut në FBK, siç ka menaxhuar mirë deri më tani, normalisht me një bord, anëtarët e të cilit do të ishin neutralë”, theksoi ai.
Sipas Paçaradës, nëse Belegu nuk do të kandidohet më për kryetar, pasardhësi i tij duhet të jetë një menaxher i mirë, i cili duhet të ketë një ekip kolektiv të përkryer, në mënyrë që basketbolli kosovar të çohet përpara.