E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, me lojtarët më pasanikë

Barcelona është klubi që ka vlerën më të lartë të kartonëve të lojtarëve të saj: 14 milionë e 752 mijë euro është mesatarja e vlerës së grupit të saj, ku  militojnë yje si Lionel Mesi, Tieri Henri, Samuel Eto e Ksavi. 

Reali i Madridit renditen në vendin e dytë porsa i përket “shtrenjtësisë” së lojtarëve: 13.929.167 euro. Çelsi i miliarderit Abramoviç ka një vlerë mesatare prej 13.765.385 euro, duke u renditur të parët në Angli dhe të tretët në Europë.

Kampioni i Italisë, Interi, ku spikat padyshim vlera e kartonit të Ibrahimoviç, ka një mesatare për të gjithë “rozën” e lojtarëve në 11.321.667 euro, duke lënë pas Milanin me një vlerë mesatare lojtarësh me 10.553.704 euro.

Rekordmeni i Gjermansë, Bajern Munih, ka një vlerë mesatare për lojtarë prej 10.497.82 euro.

Mançester Junaitid, kampioni aktual i Europës, brenda grupit të cilit janë Kristiano Ronaldo, fitues ‘Topit të artë” e Ujeni Rui, ka një vlerë prej  10.413.334 euro. Arsenali ka një vlerë mesatare të kartonit të lojtarëve prej 9.908.000 euro.

Liverpuli, 5-herë kampion i Europës e ka këtë tregues 9.793.334 euro. 

Atletico Madrid është klubi i tretë në Spanjë përsa i përket vlerës së lojtarëve: 9.395.455 euro.

“Zonja e vjetër” e Italisë, Juventusi ka një mesatare për lojtar prej 9.189.286 euro. Roma e ka këtë tregues: 8.200.000 euro.

Zeniti është “cari” i Rusisë: 6.128.261 euro është mesatarja e vlerës së fituesve në fuqi të Kupës UEFA.

Shtatë herë kampioni i Francës, Olimpik Lion ka një vlerë prej mesatare prej 6.169.118 euro.

E Hene, 22 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›